Berisha kthehet në Kosovë: Katuni ta kënaqë zemrën

Futboll

Berisha kthehet në Kosovë: Katuni ta kënaqë zemrën

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:59
Berisha kthehet në Kosovë: Katuni ta kënaqë zemrën

Mesfushori i Reims, Valon Berisha është kthyer në Kosovë për ndeshjet miqësore të “Dardanëve” në fillim të muajit qershor.

Berisha publikoi një fotografi në profilin e tij në Instagram, teksa ka publikuar një fotografi nga fshati i tij.

“Katuni ta knaq zemrën” shkroi ai në Instagram.

Përveç Berishës edhe shumë lojtarë tjerë si Rashica e Muriqi kanë ardhur në Kosovë për ndeshjet e qershorit.

Më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Maltës edhe atë në Austri, pasi që më parë është tërhequr Kombëtarja e Kazakistanit me shkakun se shteti i Kazakistanit nuk e ka njohur Kosovën.

Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve me Kombëtaren e Guinesë dhe atë të Gambisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat