Renova nga Xhepçishti i Tetovës mbetet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra shqiptare barazoi me rezultat 2:2 me Ohrin, por me penallti doli triumfues me 3:2.
Hero të kësaj sfide janë Shefiti me dy gola dhe portieri Velii që mbrojti dy penallti.
Renova pas shumë vështirësive mbetet në elitë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qendrës stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup.
Goli i parë i Ohrit në minutën e 4-të, nga më shumë se gjysma e fushës realizoi Lupçe Trpeski pas gabimit të portierit kundërshtar Velii.
Në pjesën e parë Renova barazoi në minutën e 18-të me golin e Shefit Shefitit, dhe skuadra e Dragan Bocevskit kaloi në epërsi me 2:1 me golin e Mitev në minutën e 50-të.
Në minutën e 89-të, Shefit Shefiti me golin e tij të dytë barazoi 2:2 pas një gabimi të madh nga portieri i Ohrit.
Ndërsa fituesi Kupës së Maqedonisë së Veriut, Sileksi bie nga liga, mposhtet me 1:0 nga Tikeveshi.