Portieri i skuadrës shqiptare, Renova nga Xhepçshti i Tetovës, Hadis Velii, sot pësoi gol të çuditshëm në ndeshjen e barazhit në Shkup.
Në minutën e 4-të, Trpeski i Ohrit, godet nga rreth 70 metra dhe për çudi e zë në befasi portierin Velii të Renovës.
Një gol i çuditshëm, por këtë gabim e përmirësoi Velii me pritjen e dy penalltive.
Ndeshja përfundoi baras (2:2), por Renova me penallti fitoi me rezultat 3:2 ndaj Ohirdi, falë portieri Velii.
Renova mbetet në elitën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.