Mateo Kovacic, ylli i Chelsea-t dhe ish-lojtar i Real Madrid, ka folur në lidhje me finalen e Champions League që do të zhvillohet mes Bluve dhe Manchester City-t më 29 maj.
“Ndihem mirë, tani kemi dy ditë pushim dhe më pas do të fillojmë përgatitjet për këtë sfidë të madhe, më e rëndësishmja e futbollit europian”, ka thënë Kovacic.
“Dy fitoret që kemi marrë kundër City-t nuk do të thonë asgjë, ndeshjet ndryshojnë njëra nga tjetra dhe duhet të harrojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën”, ka shtuar Kovacic.
“Fitoret e mia në Madrid? Kisha një rol, por jo të rëndësishëm si ai që kam këtu te Chelsea. Është shumë ndryshe dhe jam i gëzuar që kam arritur finalen, sepse objektivi im është të fitoj tituj me këtë fanellë”.