“Mos je çmendur gjë?”, mesazhi i gruas së Gerd Muller për Lewandowski-n

Futboll

“Mos je çmendur gjë?”, mesazhi i gruas së Gerd Muller për Lewandowski-n

Më: 25 maj 2021 Në ora: 19:30
Robert Lewandowski

Usshi Müller, gruaja e ish-legjendës së Bayern Munich, Gerd Muller, ka uruar sulmuesin Robert Lewandowski-n për thyerjen e rekordit të burrit të saj.

“Ke patur shumë rast për të shënuar gol kundër Augsburg, dhe unë kam menduar se nuk doje të shënoje për të mos kaluar burrin tim. Gerd do të kishte thënë: ‘Mos je çmendur gjë?! Nëse ke mundësi të shënosh një gol, bëje.

Mos mendo për mua!”, ka thënë zonja Uschi.

“Jam e gëzuar që rekordi është thyer. Dy lojtarë me 40 gola nuk do të kishte qenë bukur. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për Michael Schumacher, Mark Spitz, Michael Phelps, të gjithë rekordet duhet të thyhen. Rekordi i Gerd ka rezistuar 50 vite. Jam e lumtur që gjithçka ka mbaruar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat