Bastoni: Jam si në ëndërr, krenar për Interin

Futboll

Bastoni: Jam si në ëndërr, krenar për Interin

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:35
Bastoni: Jam si në ëndërr, krenar për Interin

Një nga zbulimet më të bukura për Interin në sezonin e titullit të 19-të të historisë, por pa dyshim edhe për Kombëtaren italiane në pritje të Europianit të kësaj vere është Alesandro Bastoni.

Mbrojtësi 22-vjeçar e shpërbleu në maksimum besimin e Antonio Kontes duke u shndërruar në një të pazëvendësueshëm shumë shpejt, aq sa edhe vetë gjiganti i prapavijës nuk arrin ende ta besojë këtë arritje edhe personale:

“Mbyllëm një sezon të jashtëzakonshëm.

Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi fantastik, pasi duke punuar të gjithë në të njëjtin drejtim arritëm të marrim këtë rezultat fenomenal. Falënderoj trajnerin Konte për besimin që më ka dhënë gjithmonë”, tha Bastoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat