Portieri i Milanit kërkon shifër të majme, tifozët i dalin kundër

Futboll

Portieri i Milanit kërkon shifër të majme, tifozët i dalin kundër

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:46
Portieri i Milanit kërkon shifër të majme, tifozët i dalin kundër

Portieri i Milanit kërkon shifër të majme, tifozët i dalin kundër dhe mbrojnë drejtuesit e klubit!

Donnaruma u zbulua nga Sinisa Mihajloviç në kohën kur italiani ishte vetëm 16 vjeç. Trajneri serb mori një hap të guximshëm duke lënë në stol Diego Lopez, por që në fund rezultoi i suksesshëm.

Pas një viti me paraqitje të mira, Donnaruma së bashku me Raiolën filluan lojërat me drejtuesit kuqezi. Kur sapo ishte shitur Milani tek kinezët, ish drejtorët sportivë Fassone e Mirabelli deklaruan se Donnaruma nuk do të rinovojë, për shkak se kërkonte një rrogë të çmendur.

 

Kjo acaroi tifozët kuqezi, të cilët në ndeshjen Danimarkë- Itali për 21 vjeçarët i hodhën portierit dollarë fallco si dhe bënë kore me termin “Dollaruma”. Megjithatë, Donnaruma në fund zgjodhi të qëndronte në Milan, teksa mori mbështetjen dhe nga tifozët të cilët e falën. Si për të bindur mbështetësit se dashuria e tij me klubin vazhdonte, në ndeshjen Juventus-Milan, Gigio puthi fanellën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat