“Allegri është zgjedhja e dytë e Real-it, e para…”

Futboll

“Allegri është zgjedhja e dytë e Real-it, e para…”

Më: 25 maj 2021 Në ora: 21:43
Massimiliano Allegri

Andrea De Pauli, gazetar i Corriere dello Sport, ka folur në lidhje me të ardhmen e Zidane dhe Massimiliano Allegri-t.

“Besoj se Zidane e ka kuptuar se cikli është mbyllur dhe ndjesia është se do të marrë një vit pushim. Nëse nuk qëndron te Real, për Zidane janë Juventus ose Franca. Ajo që nuk di është nëse tani apo pas një viti”, ka thënë De Pauli për Calciomercato.it.

E ardhmja e Zidane mund të jetë e lidhur ngushtë me atë të Allegri-t:

“Është një fiksim i vjetër i Florentino Perez. Një italian mund ta drejtojë Real-in, ndërsa është më e komplikuar që të drejtojë Barçën. Allegri mund të jetë zgjedhja e dytë, sepse modeli Zidane ka funksionuar mirë dhe Raul, i cili ka ndjekur të njëjtën rrugë, mund të jetë një zgjedhje më e lehtë dhe më pak e kushtueshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat