Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, me president Pal Dreshaj, kanë shënuar suksesin më të madh në histori si klub, përveç që përfunduan në vend të tretë, siguruan edhe një vend në garat evropiane përkatësisht në Conference League.
Në javën e fundit, futbollistët e Deçiqit, si vendas barazuan me rezultat 1:1 me OFK Petrovacin.
Për Deçiqin shënoi Danilo Peshukiç (32’) dhe për Petrovacin Adnan Bashiq (50’).
Deçiqi përfundon në vend të tretë me 54 pikë dhe po ashtu është edhe në finale të Kupës së Malit të Zi, e cila me 1 qershor ndeshet me Buduçnostin nga Podgorica.
Rezultatet
Rudari - Podgorica 1:0
Sutjeska - OFK Titograd 1:2
Deçiqi - Petrovac 1:1
Zeta - Buduçnosti 2:4
Jezero - Iskra 0:0
Tabela
1. Buducnosti 36 27 4 5 65:29 85
2. Sutjeska 36 15 12 9 56:34 57
3. Deçiqi 36 13 15 8 39:28 54
4. Podgorica 36 15 7 14 39:38 52
5. Zeta 36 13 7 16 34:41 45
6. Jezero 36 12 9 15 28:34 45
7. Rudari 36 13 6 17 38:50 45
8. Iskra 36 9 17 10 28:29 44
9. OFK Petrovac 36 7 11 18 29:45 32
10. Titogradi 36 7 10 19 23:51 31