Willian dëshiron të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar veror.
Anësori brazilian u transferua te The Gunners nga Chelsea në verën e kaluar si lojtar i lirë.
Por, Willian nuk arriti të gjente vetën te rivali lokal i bluve dhe dëshiron të largohet në afatin kalimtar që hapet më 1 korrik.
Sipas asaj që raporton Sky Sports, Willian e kërkon rikthimin te Chelsea, mirëpo ekzistojnë edhe disa opsione të tjera.
Lojtari 32-vjeçar po ashtu është edhe në radarin e klubeve MLS, derisa Inter Miami është tejet i interesuar.
Por, Willian do ta kishte tejet të vështirë të rikthehej te Chelsea, shkaku që blutë tashmë kanë lojtar si Christian Pulisic, Hakim Ziyech, Kai Haverzt e Mason Mount.