Bledar Devolli rikthehet të flas: Ndjehem mirë që Drenica mbijetoi, pranoj oferta vetëm nga klubet që kanë synime të madha

Futboll

Bledar Devolli rikthehet të flas: Ndjehem mirë që Drenica mbijetoi, pranoj oferta vetëm nga klubet që kanë synime të madha

Më: 26 maj 2021 Në ora: 09:49
Bledar Devolli

Drenica kishte një edicion shumë të vështirë, por që në fund arriti të siguroi mbijetesën në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Skenderaj është skuadra e vetme e cila së bashku me Prishtinën nuk ka rënë ende nga niveli elitar i futbollit kosovar.

Drenica e përfundoi Superligën në vendin e gjashtë me 42 pikë, por ndryshoi tre trajnerë brenda vitit.

Fillimisht ishte Fadil Rama, më pas erdhi trajneri Bledar Devolli, kurse krejt në fund si trajner u angazhua Sami Sermaxhaj.

Ish trajneri Devolli tha për GazetaBlic Sport se ndjehet mirë që Drenica nuk ra nga Superliga.

“Ndjehem mirë dhe i lumtur për drejtuesit, lojtarët që Drenica ka siguruar mbijetesën. Unë kisha deklaruar edhe pasi që u largova që Drenica do ta siguroi kampionatin në dy tre javë para përfundimit të edicionit, kam kontribuar edhe unë andaj ndjehem shumë i lumtur në këtë drejtim”, tha fillimisht Devolli.

Më pas Devolli foli në lidhje me ofertat e mundshme nga Kosova dhe nga Shqipëria.

“Deri më tash nuk kam oferta nga Kosova, por edhe nëse do të ketë unë do të jem atje vetëm për skuadrat që kanë objektiva madhore, ashtu edhe në Shqipëri. Me ekipe vetëm për të shpëtuar sezonin nuk do të punojë më. Shumë shpejtë do të bëhet e qartë e ardhmja ime“, përfundoi Devolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat