Shpresat pa Muçin

Futboll

Shpresat pa Muçin

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:31
Shpresat pa Muçin

Më datë katër qershor, Shqipëria U21 do të nisë fushatë kualifikuese të Europianit teksa luan në transfertë ndaj Andorrës.

Sakaq, katër ditë më pas të besuarit e trajnerit Alban Bushi, zbresin sërish në fushë për një miqësore ndaj Bullgarisë. Mirëpo, për këto dy ndeshje nuk do të jetë i gatshëm Ernest Muçi. Lojtari i Legias së Varshavës ishte pjesë e planeve të Bushit, por së fundmi ka pasur një problem në shpinë.

Pas analizave të kryera është bërë e ditur se ishi i Tiranës nuk mund ta rikuperohet për këto sfida dhe në këtë formë Bushi duhet të mendojë një tjetër plan, pasi Muçi është kthyer tashmë në një titullar të ekipit.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ndonjë element i kombëtares do të zbresë për ndeshjen kualifikuese te ekipi U21, siç edhe paralajmëroi Bushi në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat