“Ciao Nicolò; jam unë, José”. Mourinho ka telefonuar Zaniolo disa ditë më parë, për t’i dhënë atij mbshtetjen e fundit psikologjike në funksion të sezonit të ardhshëm. Por, jo vetëm. Ai në mënyrë eksplicite tha se bazohet shumë tek lojtari në fjalë për Romën që do të ndërtojë: “Më ndihmoni që të fitoj, me ju do të jetë më e lehtë”.
Imagjinoni lumturinë e një djaloshi që vjen nga dy lëndime të tmerrshme dhe nuk luan nga shtatori. Zaniolo në këto ditë është në Spezia e tij, ku po përfundon rimëkëmbjen. Çdo ditë trajnohet në “Kinemove Center di Pontremoli”, rreth gjysmë ore me makinë larg nga shtëpia, i ndjekur nga një specialist që Mourinho e njeh mirë. Ai quhet Gian Luca Bagiotti dhe ka punuar tek Interi i “Tripletës” si trajner atletik. Natyrisht, Roma po rinovon edhe stafin mjekësor. Tashmë i ka komunikuar menaxherit shëndetësor të klubit se kontrata që afron të mbarojë nuk do të rinovohet.
Zaniolo ka vendosur të heqë dorë nga pushimet, ose të paktën nga ndonjë udhëtim, me qëllim që të jetë gati për startin e përgatitjeve parasezonale të 6 korrikut. Në të vërtetë ai do të jetë në Trigoria më 27 qershor për të përfunduar punën e personalizuar dhe pastaj do të kthehet drejtpërdrejt në punën e grupit, siç është rënë dakord me klubin.
Vizita e javës së kaluar në Innsbruck nga profesori Fink ishte hapi i fundit para “dritës jeshile”. Kjo vizitë ktheu optimizmin te lojtari. Kontakti i parë telefonik me Mourinhon, i cili e donte edhe te Tottenham, bëri pjesën tjetër...