Duro paralajmëron Vllazninë

Futboll

Duro paralajmëron Vllazninë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:56
Duro paralajmëron Vllazninë

Laçi do të respektojë kampionatin deri në fund dhe në Shkodër nuk duhet të jenë aq të sigurt se do të triumfojnë ndaj kurbinasve. Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, në fjalët e tij për “SuperSport” para sfidës shprehte se ekipi kurbinas do të bëjë maksimumin në këtë ndeshje për të respektuar veten dhe atë që ka bërë në këtë kampionat, duke kujtuar se ka bilancin më të mirë me të gjithë pretendentët e tjerë për titull.

“Përderisa na e lejon matematika, ne do të luajmë ndeshjen e fundit ndaj një kundërshtari si Vllaznia, që ka bërë mirë gjatë gjithë kampionatit. Është një ndeshje e fortë, por ne jemi favoritë në ndeshjet direkte me Vllazninë, por edhe me Partizanin e Teutën, ndaj më vjen keq. Do të shkojmë në Shkodër për të respektuar veten tonë dhe punën tonë, por njëkohësisht çdo gjë është e hapur.

Sigurisht që ka keqardhje, pasi edhe me Teutën, edhe me Skënderbeun, kemi marrë dy barazime që na kanë kushtuar shumë dhe mund të ishim ne kampionë. Të gjithë skuadrat pretendente për titull kanë pishmanet e veta, por nga katërshja e parë mund ta fitonte kushdo dhe do të ishte e merituar.

Kupat e Europës dhe kualifikimi në këtë tur është shumë i rëndësishëm për skuadrat e kampionatit shqiptar, sidomos sa i përket aspektit financiar. Pas shortit do të kemi një ide më të qartë për vazhdimësinë”, tha Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat