Futbollisti 29-vjeçar nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me gjasë do të largohet nga Liverpooli gjatë verës.
Reprezentuesi i Zvicrës raportohet se mund t’i bashkohet gjigantit turk Fenerbahce.
Gjithashtu u theksua se menaxheri i lojtarit po kërkon pagë vjetore 3 milion euro për të pranuar ofertën, raporton media turke “Fotomac”.
Gjithçka mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, në fakt negociatat.