Barcelona dhe mesfushori i Liverpoolit, Gini Wijnaldum kanë arritur marrëveshje verbale.
Holandezi do t’i bashkohet katalunasve duke nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2024.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja do nënshkruhet në ditët në vijim.
Për të realizuar kalimin në “Camp Nou”, Wijnaldum ka pranuar edhe zbritjen e pagës.
Ndërkohë, në garë për mesfushorin ishin edhe PSG-ja dhe Bayern Munich.