Mesfushori Henrikh Mkhitaryan është afër të nënshkruajë rinovimin e kontratës me Romën.
E ardhmja e armenianit nuk ka qenë e sigurt që nga koha kur Jose Mourinho konfirmoi se do jetë trajneri i radhës.
Pavarësisht problemeve që dyshja kanë pasur te Manchester United, sipas Tuttomercatoweb, dyshja planifikojnë të vazhdojnë bashkë.
Roma ka nisur negociatat me 32-vjeçarin, që ka kontribuar me 13 gola dhe 11 asistime në 34 ndeshje këtë edicion.
Roma thuhet se do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare me kusht që viti i dytë të rinovohet automatikisht.
Mourinho ka kërkuar nga Roma të nënshkruajë edhe mesfushorin tjetër te United, Nemanja Matic.