Shqiptarët po sundojnë në Maqedoninë e Veriut në futboll.
Në tre vendet e para tri skuadra shqiptare! Shkëndija e Tetovës, kampion i ri i Maqedonisë, Shkupi nënkampion dhe Struga Trim & Lum në pozitën e tretë.
Tri skuadra shqiptare nga Maqedonia në garat evropiane, mrekulli.
Elita e futbollit të Maqedonisë së Veriut flet shqip! Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, është shqiptar. Ai quhet Muamed Sejdini.
Shënuesi më i mirë është shqiptari. Besart Ibraimi i Shkëndijes, është shënuesi më i mirë i ligës, me gjithsej 24 gola, duke lënë pas ish futbollistin e Shkupit Dembo Darboe. Krejt në fund, kampion skuadra shqiptare, kryetar i federatës shqiptar, shënuesi më i mirë shqiptar, kjo është bukuri e rrallë.