Shqiptarët sundojnë Ballkanin, shqiptarët pushtojnë Evropën

Futboll

Shqiptarët sundojnë Ballkanin, shqiptarët pushtojnë Evropën

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:37
Shqiptarët sundojnë Ballkanin, shqiptarët pushtojnë Evropën

Një Superligë mbarëkombëtare! Është koha apo ajo! 

Skuadrat shqiptare sundojnë Ballkanin me pjesëmarrjen në garat evropiane, gjithsej 11. Skuadra shqiptare pushtojnë Evropën. 11 skuadra shqiptare nga katër shtetet po përgatiten për Evropë. 

Në tri shtete tri skuadra shqiptare kampione. Prishtina është kampion i Republikës së Kosovës, Shkëndija kampion në Maqedoninë e Veriut dhe sot vendoset edhe kampioni në Shqipëri.

Kosova siç dihet garon me tri skuadra në Evropë: Prishtina në Champions League, Llapi dhe Drita në Conference League.

Nga Maqedonia e Veriu tri skuadra shqiptare: Shkëndija në Champions League, Shkupi dhe Struga Trim & Lum në Conference League.

Nga Mali i Zi një skuadër shqiptare: Deçiqi nga Tuzi në Conference League. Katër skuadra nga Shqipëria. Përkthyer në gjuhën e ëmbël shqiptare, një Superligë e  fuqishme shqiptare! Shqiptarët po sundojnë Ballkanin, po e pushtojnë Evropën. Kjo është mrekulli.  

Kështu duket një Superligë mbarëkombëtare
1. Prishtina 
2. Drita
3. Llapi
4. Teuta
5. Vllaznia
6. Partizani 
7. Tirana
8. Deçiqi
9. Shkëndija
10. Shkupi
11. Struga Trim & Lum
12. Renova

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat