Milan vendosi papritur të firmoste me portierin e Lilë, Majk Mainan.
Ky i fundit ishte një nga më të rëndësishmit e Lilë që fitoi kampionatin në Francë. Portieri 25-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Milanin, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe paga e tij.
Në fakt, bëhet fjalë për një rrogë modeste në krahasim me 10 milionët që kërkon Donaruma. Mainan do të përfitoj 2.5 milionë euro në sezon, ndërsa me kalimin e kohës dhe falë bonusevs do të ketë mundësi të fitojë edhe më shumë.
Sakaq, për ta transferuar në Itali, Milan pagoi Lilë me 13 milionë plus disa bonuse.
Një operacion loë cost për kuqezinjtë të cilët bëhen gati për jetën pas Donarumës, i cili është me një këmbë jashtë Milanos.