Llapi i Tahir Batatinës është në mesin e skuadrave që e ka siguruar kualifikimin për gara evropiane.
Skuadra nga Podujeva ka fituar Kupën e Kosovës dhe do të luajë në kualifikimet e Europa League.
Kjo skuadër tanimë ka filluar të përforcohet ku deri më tani ka siguruar edhe zyrtarisht shërbimet e sulmuesit nga Vushtrria, Drilon Fazliu.
Megjithatë, sipas burimve të sigurta të BlicMedia, kjo skuadër ka arritur marrëveshje për transferimin e dy futbollistëve të tjerë nga skuadra e Vushtrrisë.
Bëhet fjalë për Dren Ahmeti dhe Adnard Mehmeti, të cilët pritet të zyrtarizohen ditëve në vijim.