Sipas Sport.es, Manchester City janë vënë në lëvizje për Robin Gosens të Atalanta-s, i cili pëlqehet edhe nga Inter, Milan dhe Juventus.
Edhe Barcelona është e interesuar, por City është në pole position dhe mësohet t’i ketë ofruar bergamaskëve 40 milionë euro.
Megjithatë, duket e vështirë që Atalanta të privohet nga gjermani, duke marrë parasysh se trajneri Gasperini e konsdieron shpirtin dhe zemrën e skuadrës.
Gosens ka realizuar 24 gola në 4 vitet e fundit, 11 në sezonin e sapo mbyllur.