Pas Zvicrës dhe Maqedonisë, edhe Mali i Zi fton tre shqiptarë në kombëtare!
Tre shqiptarë ftohen në Kombëtaren e Malit të Zi në futboll, Fatos Beqiraj, Kristijan Vulaj dhe Adrijan Rudoviq.
Përzgjedhësi i kombëtares së Malit të Zi, Miodrag Radulloviq, shpalli listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore me Bosnjën dhe Hercegovinës, si dhe me Izraelin, të cilat do të luhen në fillim të qershorit, me 2 qershor në Sarajevë kundër Bosnjës, dhe me 5 qershor në Podgoricë e presin Izraelin
Beqiraj, futbollisti nga Kosova, luan në Bnei Jehuda të Izraelit dhe Vulaj e Rudoviq, janë pjesë e skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi. Rudoviq (Rudaj) është ulqinak.
“Futbollisti Adrijan Rudaj Rudoviq, ku hapat e para i bëri në KF Otrant Olympic, për herë të parë ftohet në përfaqësuesen e seniorëve të Malit të Zi. Një ulqinak. Suksese Adrijan! Më së e merituar”, ka shkruar Skëndo Rexha në profilin e tij në facebook.
Lista e lojtarëve:
Portierët: Milan Mijatoviq (MTK, Hungari), Matija Sharkiq (Wolves, Angli), Milosh Dragojeviq (Buduçnosti, Mal të Zi);
Mbrojtësit: Stefan Saviq (Atletiko Madrid, Spanjë), Marko Simiq (Liepaja, Letoni), Zharko Tomasheviq (Astana, Kazakistan), Marko Veshoviq (Legia, Polonia), Igor Vujaçiq (Partizan, Serbi), Marko Vukçeviç (Podgorica, Mal të Zi), Esteban Saveljiq (Rajo Vallecano, Spanja), Ilija Martinoviq (Maribor, Slloveni), Dragan Griviq (Sutjeska, Mali të Zi), Adrijan Rudoviq (Deçiq, Mal të Zi).
Mesfushorë: Vladimir Jovoviq (Jablonec, Çeki), Nebojsha Kosoviq (Kairat, Kazakistan), Aleksandar Shçekiq (Partizan, Serbi), Marko Jankoviq (Beitar, Izraeli), Sead Hakshabanoviq (Norrkoping, Suedi), Igor Ivanoviq (Buduçnosti, Mali i Zi), Milosh Raiçkoviq (Buduçnosti, Mali i Zi), Vukan Saviçeviq (Samsunspor, Turqi), Kristijan Vulaj (Deçiq, Më të Zi);
Sulmues: Fatos Beqiraj (Bnei Jehuda, Izrael), Urosh Gjurgjeviq (Sporting Hihon, Spanjë), Milutin Osmajiç (Sutjeska, Mal të Zi), Stefan Milosheviq (Riga, Letonia).