Egnatia sezonin e ardhshëm do ta luajë në Kategorinë Superiore, teksa drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën.
Mirëpo, veç afrimeve të reja, mendohet edhe mbajtja e elementëve cilësorë që bënë të mundur realizimin e objektivit të rrogozhinasve në këtë sezon.
Kështu, pas konfirmimit për një vit të kapitenit Ndriçim Shtubina, ka ardhur edhe një tjetër rinovim. Fjala është për sulmuesin nga Kosova, Dren Gashi. Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për Indeksionline, thekson se është shumë i lumtur për vazhdimësinë me Egnatian.
“Jam i lumtur për besimin që ma kanë dhënë. Edicionin e kaluar arritëm objektivin dhe tani dua ta sfidoj vetën në Kategorinë Superiore”, u shpreh Gashi.