Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka folur në lidhje me titullin e fituar në La Liga në një intervistë të dhënë për Marca-n.
“Është kampionati më i bukur i 50 viteve të fundit. Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë, jam përqafuar me Simeone-n dhe ka qenë një përqafim që ka thënë gjithçka. Rinovimi i tij? Do të qëndrojë deri kur të dojë”, ka thënë Cerezo.
Për Suarez: “Luis ka jetuar një situatë të veçantë te Barcelona dhe në kemi dalë fitimtar nga ajo situatë me blerjen e tij.
Ka qenë qershia mbi tortë. Ka edhe një vit në kontratë dhe do të vazhdojë nëse do, mendoj se është i lumtur dhe se ndihet shumë mirë këtu”.