Mendurim Hoti është transferimi i parë i FC Prishtinës këtë afat kalimtar.
Sulmuesi i njohur anësor dhe kampionët kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre, ndërsa prezantimi i lojtarit do të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Hoti është një nga lojtarët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, ndërsa e ndihmoi Feornikelin të shpallet dy herë kampion i Kosovës, shkruan insporti.
Sulmuesi 25 vjeçar ka qenë pjesë e Feronikelit që nga viti 2015, ndërsa ka edhe disa paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës U21.
Në edicionin 2020/2021, Mendurim Hoti, shënoi katër gola dhe pati tre asistime.