Eze largohet nga Kukësi

Futboll

Eze largohet nga Kukësi

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:51
Eze largohet nga Kukësi

Sulmuesi i Kukësit, Patrik Eze ka menduar t’i japë lamtumirën klubit pasi nuk u përfshi në skuadër në sfidën e fundit ndaj Kastriotit në kampionat.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Eze lajmëron se do të largohet nga Kukësi dhe se ndihet shumë i zhgënjyer që klubi nuk i dha mundësinë golashënuesit të kampionatit të ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e fundit.

“Jam shumë i zhgënjyer me atë çka Kukësi më bëri mua pas gjithë atyre sakrificave dhe shërbimeve që i kam bërë klubit.

Aktualisht jam golashënuesi i kampionatit, dhe nuk jam përfshirë në listën e futbollistëve në ndeshjen e fundit të kampionatit. Ndihem i privuar nga çmimi i golashënuesit, por jam i lumtur për atë që kam arritur dhe po largohem nga ky klub me kokën lart. Ju nuk mund të thyeni një njeri i cili merr energji nga Zoti”, shkruan Eze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat