Roma e Mourinhos nis nga porta, Raiola i ofron “gardianin e huazimeve”

Futboll

Roma e Mourinhos nis nga porta, Raiola i ofron “gardianin e huazimeve”

Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:35
Jose Mourinho

Nga zyra e tij në “Trigoria”, Tiago Pinto vazhdon të studiojë tregun për të siguruar përforcimet e nevojshme që kërkon trajneri i ri, Jose Mourinho.

Role të ndryshme duhen përforcuar, midis tyre edhe porta, që në sezonet e fundit ka krijuar më shumë se një problem (në epokën e Francesco dhe Fonseca). “Special One” synon një portier me përvojë dhe cilësorë.

Ka rënë tashmë poshtë pista “Maignan”, i ndjekur nga Roma, por u zyrtarizua dje te Milani. Alternativa po studiohen deri në Premier League. I pari është Rui Patricio, 33 vjeç, pjesë e Wolverhampton. I dyti është Alphonse Areola, portier i Fulham në këtë sezon, por në pronësi të PSG-së. Portieri francez, 28 vjeç, këtë vit luajti në Premier League, duke gjetur shkëlqimi që kishte humbur në huazimin pararendës te Real Madridi (vetëm 9 paraqitje).

Areola kushton relativisht pak: 12.5 milionë euro. Paga që kërkon është rreth 4.5 milionë euro në sezon, një angazhim i arritshëm për Romën. Agjenti i njohur, Mino Raiola ia ka propozuar atë klubit kryeqytetas, tashmë Tiago Pinto po mendon seriozisht, duke e parë si marrëveshje të mirë, veçanërisht nëse merret me formulën e huazimit, me të drejtën e blerjes përfundimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat