Mesfushori i Teutës, Emiljano Vila është shprehur se ky me Teutën është titulli më i veçantë për të. Për mikrofonat e “Supersport”, Vila ka thënë:
“Kam dalë kampion me Dinamon, Skënderbeun, por ky është një titull i veçantë sepse vjen pas 27 viteve.
Është më i veçanti sepse jam rritur këtu, kam dalë nga akademia e kësaj skuadre. Që në ndeshjen me Partizanin na kanë kërkuar shumë titullin. Janë 27 vite nuk janë pak.
Është një titull deri në sekondat e fundit. Para 1 viti, unë humba babain tim, kisha dëshirë të ishte këtu. Ma ka kërkuar për një vit që ta merrja me ekipin e Teutës, ai më shikon nga lart dhe jam i lumtur që e arrita këtë sukses. Oreksi vjen duke ngrënë. Teutas dhe Hasanbelliut i kishte munguar ky trofe. Ka kontribuar shumë për këtë klub.”, tha Vila.