Sot edhe zyrtarisht Interi ka njoftuar se e ka shkëputur kontratën me trajnerin Antonio Conte.
Ai e shkëputi kontratën edhe pse para pak javësh ai e fitoi titullin e kampionit për edicionin 2020/21.
Pas lamtumirës së Antonio Contes, dalin detaje të reja mbi marrëveshjen midis trajnerit dhe klubit zikaltër.
Sipas “La Repubblica”, ish-trajneri i “Nerazzurrëve”, sipas marrëveshjes nuk do të mund ta drejtojë asnjë skuadër të Serie A sezonin e ardhshëm.