Me epokën “Conte” të mbyllur, Interi tani është plotësisht i përqendruar për gjetjen e një trajneri të ri për t’i besuar stolin.
Një impenjim delikat për drejtuesit zikaltër, që mund nuk mund t’i lejojnë vetes të humbjen e kohës, duke qenë se emri i vetëm në tryezën e Giuseppe Marottas është, për momentin, Massimiliano Allegri.
Mirëpo trajneri nga Livorno është në bisedime të avancuara me Juventusin, ndërsa nga Madridi disa burime sigurojnë se e ka arritur marrëveshjen me Realin. Kjo është arsyeja pse klubi i zikaltër do të luajë të gjitha kartat e mundshme, duke përfshirë edhe ato ekonomike, për ta bindur Allegrin.
Megjithëse situata ekonomike është shumë e qartë dhe parashikon të paktën shitjen e një lojtari të madh (qëllimi i kupolës drejtuese të Interit është të mos jetë e detyruar të shesë më shumë) dhe uljen pagave, në rastin e Allegrit përpjekja më e madhe do të ishte në menaxhimin teknik të ekipit. Nëse vjen Max, do ta bindej për një kontratë trevjeçare më pagë 10 milionë euro në sezon. Në këtë rast, do të duhej të sakrifikoheshin më shumë lojtarë.
Plani i famshëm B, për momentin, nuk ekziston, sepse Marotta do të luajë çdo kartë për të bindur Allegrin. Alternativat janë të pakta, sepse Marotta gjatë karrierës së tij gjithmonë ka treguar se dëshiron të mbështetet në një profil Italian. Maurizio Sarri mbetet thjesht sugjerim, skuadra nuk duket e përshtatshme për lojën e tij, kuptohet pa ndërhyrje në merkato.
Është ofruar Paulo Fonseca, Sergio Conceiçao përmendet si një ish-lojtar i Interit, ndërsa tifozët propozojnë Dejan Stankoviqin.