Skuadrat shqiptare me tifozë në Europë

Futboll

Skuadrat shqiptare me tifozë në Europë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:19
Skuadrat shqiptare me tifozë në Europë

Komiteti i Ekspertëve njoftoi ditën e sotme vendimet e marra, ku ndër të tjera thuhej se do të lejohen tifozët në stadiume, duke filluar nga 1 korriku në kapacitetin 30%.

Por kur mund të luajnë skuadra shqiptare ndeshjet me tifozë?

Me kampionatin që ka përfunduar dhe finalen e Kupës që është planifikuar më 31 maj, disa nga skuadrat shqiptare duhet të presin ndeshjet e Europës, për të parë tifozët nga afër.

Për sa i përket tureve në Europë, shorti për turin e parë hidhet më 15 qershor dhe ndeshjet do të luhen më 8 dhe 15 korrik, pra me tifozë. Turi i dytë luhet më 22 dhe 29 korrik, turi i tretë më 5 dhe 12 gusht, ndërsa faza “play off” do të luhet më datat 19 dhe 26 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat