Muriqi ka pasur një takim me presidentin

Futboll

Muriqi ka pasur një takim me presidentin

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:53
Muriqi ka pasur një takim me presidentin

Sulmuesi Vedat Muriqi duket se ka vendosur vetë të largohet nga Lazio pas një sezoni tepër të dobët në Serinë A, ku ka shënuar vetëm dy gola.

Ai nuk ka arritur të lë gjurmë në këtë skuadër edhe pse gjatë gjithë vitit e kanë përcjellë lëndime, por edhe infektimi me Covid-19.

Sipas mediumit “AAG Sports”, që është shumë i afërt me Fenerbahçe, Vedat Muriqi tashmë vendimin e tij ua ka konfirmuar edhe drejtuesve të Lazios.

Muriqi ka pasur një takim me presidentin Ali Koç dhe me trajnerin e parë të skuadrës turke, Emre Belozoglu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat