Kastrioti në javën e fundit të Superiores ia doli të siguronte vendin e tetë, atë të Play-Out dhe tashmë e ka sërish shansin për të qenë pjesë e elitës në sezonin e ardhshëm.
Krutanët kanë mësuar edhe emrin e kundërshtarit, teksa përballë do të kenë Tomorin.
Beratasit mposhtën Burrelin me rezultatin 1-2 dhe kështu kanë mundësinë për t’u ngjitur në elitë. Së fundmi, është përcaktuar edhe dita e orari i ndeshjes mes Kastriotit dhe Tomorit.
Ajo do të zhvillohet ditën e dielë në orën 16:00, në stadiumin e Kamzës duke qenë se gjithnjë sfida zhvillohet në shtëpinë e ekipit që vjen nga Superiorja. Pritet me siguri një takim shumë i dyluftuar pasi gjithçka vendoset në 90 minuta ose më shumë.