Barcelona i tregon derën

Futboll

Barcelona i tregon derën

Më: 27 maj 2021 Në ora: 12:49
Barcelona i tregon derën

Tani është çështje ditësh dhe Ronald Koeman duhet të largohet nga pankina e Barcelonës.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, presidenti Joan Laporta ka kërkuar 10-15 ditë për të identifikuar emrin e zëvendësuesit të trajnerit holandez, i cili e mbylli sezonin me një vend të tretë në La Liga, humbi Superkupën e Spanjës (3-2, pas kohës shtesë, kundër Athletic Bilbao), u elimininua në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së dhe fitoi Kupën e Mbretit falë rezultatit 4-0 kundër Atheltic Bilbao (hakmarrja e Superkupës Spanjolle).

Sipas raporteve të “Sport”, divorci i hershëm midis Barcelonës dhe Ronald Koeman do t’iu kushtonte arkave të klubit blaugrana 13 milionë euro: 7.2 për pagën e vitit të fundit të kontratës dhe 5.8 si penalitet, që azulgrana-t detyrohen të paguajnë në rast të ndërprerjes së parakohshme të marrëdhënies.

Prandaj, Laporta filloi të kërkonte për të gjetur zëvendësimin e hollandezit. Sipas burimeve spanjolle, ëndrra e presidentit do të ishte kthimi i Pep Guardiolës në shtëpi, pasi zërat për një lamtumirë të mundshme nga Manchester City, në rast se fiton Ligën e Kampionëve, bëhen gjithnjë e më këmbëngulës (finalja kundër Chelsea do të zhvillohet të shtunën, 29 maj). Sidoqoftë, rruga për të arritur te Pep do të ishte mjaft e komplikuar, prandaj profilet e tjera do të vlerësohen.

Ndërkohë, menaxherët e klubit katalanas po kërkojnë një mënyrë për të zgjidhur kontratën me Koeman, të lidhur me Barcelonën edhe për një vit tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat