Steven Bergwijn ishte një nga blerjet më të rëndësishme të Mourinhos te Tottenhem, që shpenzoi 30 mln euro për lojtarin, që në fakt ka zhgënjyer këtë sezon.
23-vjeçari shënoi vetëm 1 gol dhe kontribuoi me 7 asiste në 1838 minuta të luajtura dhe sipas drejtuesve nuk ka dhënë atë që pritej.
Sulmuesi holandez duket se ka admirues jashtë Premier Leage-s, teksa është Sevilla që dëshiron ta kthejë në goditjen më të rëndësishme të verës dhe për t’ia arritur, Monchi fillimisht duhet të shesë disa lojtarë e më pas të bëjë ofertën për Tottenham.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat gjatë këtyre ditëve.