Lyoni bëhet gati të mirëpresë sërish Moussa Dembelenë, shkruan Supersporti.
Sulmuesi francez është në huazim me të drejtë blerjeje nga Atl. Madridi dhe kjo e fundit nuk kanë dëshirë për të shpenzuar 30 mln euro për kartonin e tij.
24-vjeçari do të rikthehet te Lyoni dhe drejtori sportiv, Juninho, është gati ta mirëpresë.
Ai u shpreh se me një lojtar si ai skuadra nuk do të ketë nevojë për përforcime në repartin e avancuar, edhe pse Depay u largua me parametër zero.