Eintracht Frankfurti ka gjetur “timonierin” e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit kanë emëruar Oliver Glasner si trajnerin e ri i cili firmosi deri në vitin 2024 me klubin gjerman.
46-vjeçari është një njohje e vjetër në Bundesligë, pasi ka drejtuar më parë Wolfsburgun dhe Laskun në Austri, teksa do t’i besohet skuadra në vend të Adi Hutter i cili preferoi të shkonte te Borussia e M’Gladbachut.
Eintracht këtë sezon ishte shumë pranë kualifikimit në Champions, por dështoi në 3 javët e fundit dhe në fund u kënaq me një vend në Europa League.