Jose Mourinho është duke u përgatitur të nisë një aventurë sfiduese sezonin e ardhshëm teksa do të marrë drejtimin e Romës.
Portugezi do të kërkojë ta rikthejë ekipin konkurrues në kampionat, por edhe të bëjë mirë në Europë.
Sakaq, luzitani ka shprehur edhe kërkesat e tij në lidhje me merkaton, ndërsa për repartin e prapavijës preferon Jeronim Boateng.
32-vjeçari me shumë eksperiencë sapo është shkëputur nga Bajern Mynih dhe është një futbolliat i lirë, teksa ky transferim mund të mbyllet me sukses edhe prej faktit se Mourinho e ka shprehur pëlqimin ndaj gjermanit që para dy viteve.
Ndaj, Boateng duket se do të jetë rivali i ri iMarash Kumbullës në mbrojtjen romane.