Tashmë është gjithçka e kryer, Mark van Bomel do të marrë drejtimin e skuadrës gjermane të Volfsburg sezonin tjetër.
Lajmin e bëri të ditur “Sky Sport Germany”, e cila konfirmoi zërat e pak kohëve më parë për teknikun holandez.
Ish-futbollisti i Milanit do të marrë drejtimin e një skuadre pas dy vitesh pauz që kur u shkarkua nga PSV-ja në vitin 2019.
Volfsburgu arriti të bëjë mjaft mirë këtë sezon në Bundesliga teksa vitin tjetër do të luajë dhe në Ligën e Kampionëve dhe kjo do të jetë një përgjegjësi e shtuar për Van Bomel.