Dukagjini nga Klina synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Klina, kampion i Kosovës në vitin 1993-1994, po përgatitet maksimalisht për ndeshjen finale të barazhit, kundër skuadrës që u rendit në pozitën e tetë në Superligë, Trepçës ’89 nga Mitrovica.
Ndeshja luhet nesër në orën 16.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Për Dukagjinin po ashtu edhe për Trepçën ’89, është ndeshje si jetë a vdekje.
“Për nderë, fanellë dhe krenari! Besojmë ne ju djem.
Djemtë e Dukagjinit, krenaria e një qytetit. Rrugës që jemi nis nga fillimi, po i vjen fundi. Shpërbleni veten, ktheheni klubin ku e ka vendin. Ju e meritoni”, shkruan në faqen e KF Dukagjini. Skuadra nga Klina ka qenë edhe finaliste e Kupës së Kosovës, por nuk e arriti trofeun.