Paris Saint-Germaini është favorit në garën për shërbimet e mesfushorit të Rennesit, Eduardo Camavinga.
Sipas mediumeve franceze, Parisi ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Real Madridi, Bayern Munichu e Manchester City për kartonin e Camavingas.
Mësohet se Parisienët, janë të gatshëm t’i paguajë Rennesit mbi 60 milionë euro dëmshpërblim për njërin prej mesfushorëve më të talentuar në Evropë aktualisht.
Camavinga 18-vjeçar prej vitit 2019 është pjesë e ekipit të parë të Rennesit kurse përgjatë edicionit 2020/21 ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat. Camavinga ka kontratë me Rennesin deri në vitin e ardhshëm.
Gjithashtu, Camavinga vitin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Francës dhe ka shënuar një gol në tri ndeshje.