Në shtetet e ndryshme të Evropës, që nga Zvicra, Austria, Gjermania etj. është një numër i madh i futbollistëve të talentuar shqiptar.
Sulmuesi i talentuar Eris Qengaj, vjen nga lagjja Tusuz (Lagjja e Trimave) e Prizrenit, që përjetoi masakrën e madhe në majin e vitit 1999 nga pushtuesi serb.
Qengaj është pjesë e skuadrës Edelweiß Linz në Austri.
Ai ka trajner Vlladislav Raic.
Aktualisht luan për U-18 dhe po tregon lojëra të mira dhe sipas prindit të tij, Afrimi, ka mesataren nga dy gola për ndeshje.
Erisi nuk ka më shumë se 17 vjet dhe po jep më të mirën. Ëndrra e tij është që një ditë të veshë fanellën e kombëtares së Kosovës.
“Synoj që të tregoj lojëra sa më të mira, por qëllim im është që një ditë të veshi fanellën e Kombëtares së Kosovës”, tha Qengaj.