Skuadra e futbollit Trepça ’89 nga Mitrovica, po përgatitet për sfidën e madhe të barazhit, kundër Dukagjinit nga Klina, e cila do të luhet nesër në orën 16.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në faqen e këtij klubit thurin lavde për futbollistin Muharrem Jashari – Muli.
“Muli është produkt i akademisë i cili kurrë se ndali punën.
Debutoi në moshën 18 - vjeçare për ekipin e parë në sezonin kur u shpallëm kampion i Superligês së Kosovës, tani 5 vite më vonë është kapiteni i skuadrës dhe ka 171 ndeshje të luajtura, 18 gola dhe 34 asistime për klubin tonë.
Muli është një punëtor i palodhur të cilit i urojmë shumë fat dhe suksese në jetë dhe shpresojmë se në të ardhmen do ta shohim në klubet Europiane”, shkruan në faqen e klubit.