Trepça ’89 nga Mitrovica mobilizon forcat për sfidën e madhe, ndeshjen finale të barazhit kundër Dukagjini të Klinës.
Mitrovicasit synojnë mbetjen në elitë dhe besojnë e shpresojnë se do të arrijnë këtë qëllim.
Ata e kanë përball skuadrën që u rendit në vend të dytë të Ligës së parë të Kosovës, grupi A.
Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, është para sprovës së madhe.
“Ekipi po vijon stërvitjet për ndeshjen finale, ndeshjen e sezonit e cila zhvillohet ditën e premte”, shkruan në faqen e Trepçës ’89.
Ndeshja luhet nesër në orën 16.00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.