Ish-sulmuesi i Barcelona, Inter dhe Chelsea, Samuel Eto’o ka kujtuar emocionet që dhuron një finale e Champions League në një intervistë të dhënë për Goal.
“Ëndrra e çdo lojtari është të luajë këto ndeshje të mëdha. Gjatë karrierës sime kam patur nderin të luajë sfida të nivelit të lartë, duke përfshirë edhe tre finale Champions-i, kështu që e di sa të veçantë janë ato momente të jetuar me familjen, shokët e skuadrës dhe tifozët”, ka thënë Eto’o.
Në lidhje me sfidën e së shtunë mes Manchester City dhe Chelsea:
“Për disa, City është favorit, por unë besoj se në një finale nuk skuadra favorite. Është një ndeshje e vetme dhe gjithçka mund të ndodhë”.