Ja të rejat nga kampi kuqezi

Futboll

Ja të rejat nga kampi kuqezi

Më: 27 maj 2021 Në ora: 19:32
Ja të rejat nga kampi kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar ditën e sotme seancën e parë stërvitore në kompleksin “Tropikal”, Durrës.

Futbollistët, të cilët kanë mbërritur tashmë në grumbullim zhvilluan disa ushtrime fizike dhe më pas edhe një lojë brenda grupit.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Reja nuk është ende i plotë, teksa sonte pritet të mbërrijnë Keidi Bare, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj dhe Armando Broja.

Më herët grupit i është bashkuar edhe mbrojtësi i Tiranës, Erion Hoxhallari, ndërsa është larguar nga grumbullimi portieri Etrit Berisha, për shkak të problemeve fizike, pas konsultave me stafin mjekësor, njodton FSHF.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat