Ndryshime të mëdha po ndodhin në drejtimin e skuadrave të mëdha italiane para fillimit të sezonit 2021/2022.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Juventusi është pranë finalizimit të marrëveshjes me trajnerin e dikurshëm, Massimiliano Allegri, i cili po kthehet në Allianz Stadium.
Pas konfirmimit të lajmit se Simone Inzaghi e ka ndërprerë bashkëpunimin me Lazion, bëhet e ditur se ai do të jetë trajneri i ri i Interit.
Në anën tjetër, ish-trajneri i Romës, Luciano Spalleti, është një hap larg konfirmimit si trajner i Romës.
Antonio Conte, i cili ndërpreu kontratën me Interin, vendimin për të ardhmen e tij do ta marrë në ditët në vijim.