Rino Gattuso ka nënshkruar me Fiorentina-n, por shtypi italian ka zbuluar një prapaskenë të bujshme që ka lidhje me disa ditë më parë.
Gattuso, në fakt, do të kishte qenë trajneri i ri i Juventus nëse Napoli do të ishte kualifikuar në Champions duke dërguar automatikisht bardhezinjtë në Europa League.
Java e fundit e Serisë A ka ndryshuar gjithçka, me barazimin e Napoli-t kundër Verona-s që ka ndihmuar Juventus-in të sigurojë Champions-in.
Juventus kishte zgjedhur ta zëvendësonte Pirlo-n me Gattuso-n.