Lazio: Respektojmë vendimin e një trajneri

Futboll

Lazio: Respektojmë vendimin e një trajneri

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:35
Lazio: Respektojmë vendimin e një trajneri

Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Interit. Vetëm disa orë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Konte, “zikaltrit” kanë nxituar të arrijnë marrëveshjen me ish teknikun e Lacios.

Vetëm 24 orë më pare, Inzagi darkoi me presidentin e Lacios, Klaudio Lotito, të cilit i dha fjalën për rinovimin e kontratës, por “zikaltrit” vepruan shpejt dhe i ndryshuan mendjen ish sulmuesit italian.

Një ofertë prej 4.2 milionë eurosh në sezon, që mund të shkojë deri në 5 bashkë me bonuset dhe që është dyfishi i asaj që i ofronte Lacio, bënë që Inzagi të zgjedhë transferimin në Milano, ndërsa bardhekaltrit njoftuan edhe divorcin me teknikun nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Respektojmë vendimin e një trajneri, që edhe më parë si lojtar ka lidhur emrin e tij me klubin e Lazios”, thuhet në komunikatën e klubit bardhekaltër, që nuk denjon t’i përmendë emrin Inzagit.

Ndërkohë Lacio ka lëvizur menjëherë për të gjetur pasuesin e Inzagit, pasi ka kontaktuar trajnerin e Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, i cili ka një të kaluar si futbollist te Lacio dhe e njeh mirë ambientin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat